Sport

Përfundon super ndeshja, Villareal – Real Madrid

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Villarealit dhe Real Madridit.

Villareal dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultatin 2:2, në një përballje tejet interesante dhe dramatike.

Fillimisht Villareal ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në takimin e zhvilluar në kuadèr të javës së tretë tē la ligës, shkruan BlicMedia.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk e ka nisur mirë këtë përballje pasi èshtë ndëshkuar nga një gol i hershëm i skuadrës vendase.

Moreno ka kaluar në epërsi Villarealin në minutën e 12 të takimit.

Ndërsa Reali ka barazuar në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të uellsianit Gareth Bale.

Në pjesën e dytë skuadra madriliane synoi të shënoi golin e epërsisë, por ishte skuadra vendase ajo e cila e bëei këtë në minutën e 74 me golin e Gomez.

Por kur po luhej minuta e 86 e takimit sërish Gareth Bale doli në skenë për ta shpëtuar Realin nga humbja në këtë përballje.

Rezultati final: Villareal – Real Madrid 2:2. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv