Lajme

Përfundon seanca ndaj Hysni Gucatit në Hagë

Para pak çastesh ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Hysni Gucatit në Hagë.

Ka përfunduar seanca e parë, e cila ishte dëgjimore ndaj kreut të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, e cila u mbajt në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në fjalën e tij, Gucati tha se, nuk kishte pasur aspak nevojë që ai të arrestohet në atë mënyrë siç u arrestua më 25 shtator të këtij viti nga Policia e EULEX-it, pasi që siç u shpreh ai, tha se do të mund të ishte dorëzuar vetë, raporton lajmi.net.

Në këtë seancë pala mbrojtëse, pra avokati Jonathan Ellison Rees, kërkoi nga gjykatësi Nicolas Guillou dhe prokurorja Valeria Bolici, që Hysni Gucati, të lirohet me kusht nga paraburgimi, pasi që sipas tij, ai nuk paraqet rrezik për arratisje, por që nuk është e logjikshme që ai të qëndrojë në paraburgim derisa të shqyrtohet kërkesa që ka parashtruar avokati, raporton lajmi.net.

Mirëpo kjo kërkesë e avokatit, Jonathan Ellison Rees, nga prokurorja Valeria Bolici, e cila tha se, Hysni Gucati paraqet rrezik të publikimit të dosjeve të tjera dhe publikimit të informacioneve të cilat janë sekrete dhe që i takojnë Gjykatës Speciale.

Po ashtu, prokurorja Valeria Bolici, ka thënë se brena 30 ditësh do të dërgohet në gjykatë aktakuza ndaj Hysni Gucatit.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Kim Kardashian u paralajmërua të mos bashkëpunonte me presidentin Trump

Lajme

Hoti jep pëlqimin për nisjen e kërkesës tek presidenti për hapjen e ambasadës në Izrael

Lajme

A do të kemi ndryshim të motit sot e ditëve në vazhdim?

Lajme

IKSHPK bën të ditur se në Kosovë janë 1 mijë e 637 raste aktive