Lajme

Përfundon seanca e parë gjyqësore e Jakup Krasniqi në Gjykatën Speciale

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Gjatë kësaj seance Krasniqit iu paraqitur edhe një herë aktakuzë për të cilën akuzohet, ku edhe deklaroi se tashmë e ka pranuar atë.

Ndër të tjerash përgjatë seancës, Krasniqi u deklarua jo-fajtor dhe tha se nuk ka asnjë faj të vetëm.

“Unë edhe pse kam pasur një bisedë dje me avokaten mbrojtëse dhe i kam shikuar edhe pikat kryesore të aktakuzës, edhe më herët e thash dhe po e them. Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë. Unë deklarohem jo-fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm dhe nuk di s’i ta them ndryshe”, tha Krasniqi.

Fjalimi i plotë nga Krasniqi:

Unë duhet të them dy tri çështje dhe do të përpiqem që t’i them goxha shkurtër. Së pari, dua të them këtu, se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020, dhe në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Unë dua të deklaroj, sot, se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit aq keq sa më keni trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Theksoi kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, s’kam bërë atë, sepse unë luftova vetëm gjenocidin në Kosovë.

E ndjej veten më shumë se mirë, dhe kurrë s’do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual. Jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Kurrë në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile, prandaj në aktakuzë përpiqeni t’i ndani njerëzit në katolik e myslimanë, unë jam shqiptarë as katolik as myslimanë. Kjo është fyese edhe për mua edhe për vendin tim.

Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë me rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të e BE-në, me NATO-në e OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtet formuese.

Ndërsa, ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm serbët në Serbi, por ishte dhe është koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.

Besoj dhe besoj shumë që këtë e dinë secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjet e jeton në vendet e demokracive perëndimore, aty ku janë rritur e edukuar me vlerat e kësaj bote, me vlerat që kanë të bëjnë me liritë e njeriut.

Unë sot s’dua ta zgjasë më shumë, por dua t’u them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, në vitin 1981-82, e ata më kanë ndaluar pse kam lexuar libra e pse kam fol e kundërshtuar atë regjim, por besoni më shumë kanë pasur ata të drejtë atje, se sa sot që gjendem këtu.

Për mua është bërë një padrejtësi e madhe dhe do ta bajtë edhe këtë padrejtësi, se populli e ka një fjalë “Njeriu është më i fortë se guri e atë që se ban guri e ban njeriu”.

Unë dhe populli im ka bajt shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për një të tillë padrejtësi, në seancat e tjera do të them edhe më shumë, veç s’do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimeve të gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb, këto ditë tha pasi është ngrit aktakuza që ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd dhe tek mbështetësit e politikave të saj, kudo qofshin ato. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga shtatë fjalë, kandidati për doktoratë, Flakron Shala, një e shkruan mirë në koment

Lajme

Kaq është gjoba për moskarantinim në Zvicër

Lajme

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma, mund të keni koronavirus

Lajme

Sot do të nis faza e dytë e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave