Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes,Arbëria – Prishtina

 

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e sotme.

Ndeshja e vetme në program është ajo mes Arbërisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në qytetin e Ferizajt.

Dy skuadrat kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi debutuesit e Arbërisë kërkojnë të mbetën në elitën e futbollit kosovar, derisa Prishtina synon të rikthehet te titulli pas shtatë viteve mungesë.

Ndeshjen e fundit Arbëria ka barazuar në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina mori fitore 3-1 ndaj Drenicës në stadiumin Fadil Vokrri.

 

LIVE: Arbëria 0-3 Prishtina

45′ Nuk ka shtesë, përfundon pjesa e parë

44′ Prishtina me aksion të tejzgjatur, por nuk ka goditje pasi topi largohet nga mbrojtja vendasëve.

37′ GOOOL! Prishtina shënon përsëri, 0-3. Leutrim Kryeziu shënon pas disa goditjeve të tij në minutat e fundit.

30′ Shillova godet, e pret lehtë Kaqiu

29′ Kryeziu provon goditjen, topi shkon jashtë portës së Kaqiut

25′ Pas realizimit të dy golave, Prishtina po e menagjon me sukses këtë takim

21′ GOOOL! Prishtina realizon për 0-2, përsëri Leonit Abazi shënon pas asistimit të Shillovës.

17′ Almir Kryeziu e qon topin në rrjetë pas një goditje të lirë, por fatkeqësisht ishte rrjeta e jashtme, rezultati mbetet 0-1.

13′ Marclei Santos godet nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e portierit Nika.

09′ GOOOOL! Prishtina realizon me anë të Leonit Abazit, supergoditje e tij.

07′ Besnik Krasniqi harkon në zonë, Endrit Krasniqi godet… por largohet rreziku nga mbrojtja vendase.

04′ Arbëria po e dominon ndeshjen në këto minuta të para, megjithatë nuk ka ndonjë rast konkret

01′ Ka filluar ndeshja në Ferizaj

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu/ Beqiri, Lekaj, Arrabal, Avdulli, Bruqi, Bahtiri, Zabërgja, Lika, Kryeziu, Santos.

Prishtina: Nika/ B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

Postime të ngjajshme
Sport

Emir Sahiti shënon gol në Kroaci

Sport

Nesër takimi i 30-të mes Prishtinës dhe Llapit: Forma momentale e skuadrave dhe rezultatet nga 29-të ndeshjet e kaluara

Sport

Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë

Sport

Batatina flet për sfidën ndaj Prishtinës