Sport

Përfundon pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Drenicës, ky është rezultati

Sot zhvillohet edhe ndeshja e fundit e javës së dytë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Xhiron e dytë në elitë do të mbyllet në Klinë, ku do të ballafaqohen Dukagjini me Drenicën.

Dy ekipet në xhiron e parë kanë marrë nga një pikë dhe tani të dyjat në këtë ndeshjen kërkojnë objektivin e tre pikëve të plota.

LIVE:

DUKAGJINI 0-1 DRENICA

– Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta lojë shtesë!

40′ Millaku (Duk) gjendet për mrekulli në zonë, por goditjen e tij e bllokon Qlirim Avdulli i cili e shpëton Drenicën.

29′ Dallku (Duk) nuk arrin ta dërgoi topin në rrjet pas harkimit të mrekullueshëm nga Arbër Shala.

26′ Shabani (Duk) gjendet mirë në zonë, por mungon finalizimi.

14′ GOOOL! Osman Mëziu (Dre) gjuan nga penalltia dhe realizon për epërsinë e Drenicës.

13′ Zabergja (Dre) pengohet në zonë dhe fiton penallti.

10′ Kalojnë dhjetë minuta nga fillimi i ndeshjes, asnjëra skuadër nuk ka arritur të rrezikoj seriozisht.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Basriu, Dalku, Shala, Millaku, Shabani, Ahmeti, A. Merlaku, Mulaj, AB. Merlaku. Kryetrajner: Armend Dallku

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Lushtaku, Gashi, Denisson, Avdulli, Veliqi, Zabergja. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjyqtarët: Erdall Zasella, Alban Ejupi, Arbnor Bullatovci, Mervan Bejtullahu, Shpëtim Murtezi (VAR)

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane