Sport

Përfundon përballja nè “Emirates”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të tjera në Premierligë, pasi e mposhti 2-1 Burnleyn. Ceballos, i ardhur nga Madridi, bëri paraqitje fantastike dhe në fund mori ovacione nga publiku në “Emirates”

Pas triumfit të vështirë në udhëtim, prej 0-1 kundër Newcastle United, Arsenali ka siguruar fitoren e dytë në Premierligë për sezonin 2019/20.

“Topçinjtë” triumfuan 2-1 në Emirates kundër Burnley, në një ndeshje ku shkëlqeu i transferuari në formë huazimi nga Real Madridi, Dani Ceballos.

Alexandre Lacazette zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar për 1-0.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, realizoi Ashley Barnes, për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Por, pas disa tentimeve në pjesën e dytë, Arsenali e gjeti sërish golin e epërsisë, që doli në fund të jetë i tri pikëve.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 2-1 në minutën e 64’, pas një topi të vjedhur nga ana e Ceballos, i cili u largua me ovacione nga stadiumi në minutën e 83’.

Arsenali tashmë ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon në “Anfield” kundër Liverpoolit, me 24 gusht.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv