Lajme

Përfundon numërimi në Podujevë, LDK’ja del e para

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komisioni Qendor Zgjedhor ka përfunduar procesin e numërit të votave në Komunën e Podujevës. Fituese në këtë komunë ka dal Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Express.

Në bazë të rezultateve të publikuara në ëeb faqen e KQZ’së, LDK’ja ka marrë rreth 15 mijë vota në këtë komunë apo 38.51 për qind. Pas LDK’së, me numër më të madh të votave renditet VV’ja. Ky subjekt ka marrë mbi 13 mijë vota apo 34.44 %.

Sipas rezultateve të KQZ’së, PDK’ja mezi ka marrë 7 mijë vota, derisa koalicioni AAK-PSD ka marrë rreth 1 mijë e 800 vota.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë shkon në mbi 3 mijë.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia e parë në nivel vendi është Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në këtë rezultat nuk përfshihen votat me kusht, votat e diasporës dhe votat e personave me nevoja të veçanta./Gazeta Express

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat