Sport

Përfundon ndeshja: PRISHTINA – DUKAGJINI

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të pas pauses dyjavore, shkruan Sheshi.info

Ndeshja hapëse e kësaj jave do zhvillohet sot (e premte), aty ku Prishtina do t’i bëjë konak skuadrës së Dukagjinit.

Prishtina do të tentoj që me trajnerin e ri Abdulah Ibrakoviq t’i marrë pikët e plota, kurse skuadra e drejtuar nga Armend Dallku do tentoj befasinë në kryeqytet.

Kjo ndeshje do luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:00 .

PRISHTINA 0:0 DUKAGJINI

– Përfundon ndeshja!

90+2 Zëvendësim i dyfishtë te Dukagjini, hyjnë Mulaj dhe Chibueze në vend te Januzit e Mërlakut

+ 4 minuta lojë shtesë

83′ Zëvendësim te Prishtina, hyn Samuel Mone në vend te Kryeziut

79′ Zëvendësim te Dukagjini, hyn Shala në vend te Da Silva-s

78′ Endrit Krasniqi (Prishtina) rrezikon nga afëria, Haxhihamza shpëton ekipin e tij

70′ Januzi (Dukagjini) rrezikon nga distanca, por pa gjetur kuadratin e portës

64′ Ahmeti (Dukagjini) lëshon rast ideal për të kaluar në avantazh ekipin e tij, në brendësi të zonës gjuan me kokë por që topi kalon mbi portë

58′ Zëvendësim te Dukagjini, hyn Bardhi në vend te Jashanicës

57′ Zëvendësim i dyfishtë te Prishtina, hyjnë John dhe Mankenda në vend te Tolajt e Hotit

53′ Januzi (Dukagjini) ndëshkohet me karton të verdhë

– Nis pjesa e dytë

– Përfundon pjesa e parë

45+1′ Shabani e Januzi (Dukagjini) pranë të kalojnë ekipin e tyre në epërsi, por Halimi shpëton kryeqytetasit

+ 2 minuta shtesë

44′ Endrit Krasniqi (Prishtina) ndëshkohet me karton të verdhë

39′ Hoti (Prishtina) gjuan zhagas, megjithatë pa rrezik për Haxhihamzën

38′ Ahmeti (Dukagjini) teston Halimin, por i sigurtë portieri bardhekaltër

28′ Bardhekaltërit me insistues, mysafirët shpresojnë në shfrytëzimin e hapësirave

21′ Hoti (Prishtina) zverdhët pas një ndërhyrje në Januzin

18′ Endrit Krasniqi (Prishtina) rrezikon mysafirët me gjuajtje me kokë, por topi përfundon mbi portë

11′ Kryeziu (Prishtina) gjuan me kokë, por mbi kuadrat

9′ Haxhihamza (Dukagjini) i pasigurtë, rrezikoj të zverdhët nga Hoxha

6′ Besnik Krasniqi (Prishtina) pranë golit, por shtylla shpëton mysafirët

4′ Endrit Krasnqi (Prishtina) nga rivënia këndore teston Haxhihamzën

– Nisë ndeshja!

Formacionet zyrtare

Prishtina: Halimi, B. Krasniqi, Bekteshi, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Abazi, Hoti, Tolaj, Kryeziu. Kryetrajneri: Abdulah Ibrakovic

Dukagjini: Haxhihamza, Jashanica, Dallku, Kuçi, Basri, Syla, Shabani, Ahmeti, Mërlaku, Da Silva, Januzi. Kryetrajneri: Armend Dallku

Gjyqtarët: V. Hoxha, Z. Rrahimi, F. Jakupi, L. Jashari – VAR: Sh. Murtezi

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme