Sport

Përfundon ndeshja dramatike në Wembley, kjo skuadër i bashkohet Premierligës

Skuadra e njohur angleze, Fulham, i është kthyer kampionatit elitar anglez të futbollit, Premier League.

Ekipi londinez i Fulhamit arriti ta mundë skuadrën tjetër londineze, Brentford 2:1 në finalen e play-offit të Championshipit, transmeton Insporti

Joe Bryan ishte heroi i Fulhamit me dy golat e shënuar gjatë vazhdimeve, në minutat 105′ e 117′.

Henrik Dalsgaard shënoi krejt në fund për Brentfordin, në minutën e 120’+4, duke ngushtuar epërsinë e Fulhamit e që doli të ishte goli i nderit në këtë takim.

Skuadra e Fulhamit kësisoj rikthehet në Premier League, pas një edicioni të kaluar në Championship.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Kryeministri Hoti i gëzohet fitores së Liverpoolit

Sport

Deklarata e javës vjen nga Ismet Munishi

Sport

Sahiti: Drita duhet të luante ndaj Prishtinës, çka nëse do të shkonin në grupe, a do t’i shtyhej gjithë kampionati?

Sport

Përfundon super ndeshja, Liverpool - Arsenal