Sport

Përfundon me këtë rezultat ndeshja ndërmjet, Veteranëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë

Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë organizuar një ndeshje futbolli ndërmjet veteranëve të të dy skuadrave përfaqësuese.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e KF ‘2 Korriku’ në Prishtinë, ku morën pjesë emra, si Erion Bogdani, Armend Dallku, Alban Bushi, Altin Lala, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Sheremet Isufi, Arsim Plepolli, Haxhi Zeka etj.

Ndeshja e zhvilluar në kushte shumë të mira atmosferike u mbyll pa fitues dhe rezultati ishte 0-0, njofton KP.

I pranishëm për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!