Lajme

Përfundon mbledhja e LDK-së: Këto janë detajet e fundit rreth kandidaturave për kryetar komunash

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është diskutuar rreth nominimit të kandidatëve për kryetar të komunave.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj pas përfundimit të mbledhjes ka thënë se shumica e kryetarëve aktual të kësaj partie, janë rikandiduar sërish, raporton Demokracia.com.

“Në mbledhjen e kryesisë biseduam për përgatitjen dhe nominimin e kandidatëve për kryetar të komunave. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e kryesisë, kryetari del me një deklaratë të plotë. Shumica e kryetarëve që janë aktualisht, do të rikandidojnë”, ka thënë ai.

Mbledhja e LDK-së ka nisur në orën 18:00, dhe veç kësaj, është diskutuar edhe puna e forumeve të kësaj partie.

Ndërkohë, pritet një deklaratë nga ky subjekt rreth organizimit të partisë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2021.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes 38-vjeçarja nga Peja, humbet betejën me kancerin

Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......