Sport

Përfundojnë me këto rezultate takimet, Gjilani – Drita, Drenica – Llapi dhe Ballkani – Malisheva

Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje për ta përmbyllur javën e 15-të.

Pa dyshim se ndeshja kryesore dhe më e zjarrta në Kosovë pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku skuadra e SC Gjilanit do përballet me rivalin lokal FC Dritën, shkruan Sheshi.info

Interesant pritet të jetë edhe dueli i cili zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica do t’i bëjë konak ekipit të Llapit. Në ndeshjen tjetër, Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës në Suharekë.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00 dhe Gazeta ‘Sheshi’ do të raportojë minutë pas minute për këto sfida.

LIVE:

GJILANI 1:0 DRITA

– Përfundon ndeshja!

92′ Zëvendsim te Gjilani, hyn Shkodra në vend te Prognit

91′ Simonovski (Drita) gjuan me kokë por topi përfundon jashtë portës

+5 minuta lojë shtesë

81′ Zëvendësim te Gjilani, hyn Shend Kelmendi në vend te Blerim Krasniqit

79′ Simonovski (Drita) nuk shfrytëzon pasim e Mujës, shpërdoron rastin duke e humbur me portën bosh

78′ Zëvendësim te Drita, hyn Haxhimusa në vend te Brojës

77′ Broja (Drita) provon nga distanca, por lehtësisht e pret Koliçi

52′ Zëvendësim te Drita, hyn Vucaj në vend te Fazliut

50′ Krasniqi (Gjilani) pranë të shënoj golin e dytë të kuqebardhëve, mirëpo pranë portës përfundon topi

47′ GOOOL! Dabiqaj kalon në epërsi kuqebardhët

– Nis pjesa e dytë!

– Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta lojë shtesë

44′ Broja (Drita) rast ideal për epërsi, nga afërsia nuk arrin të shënoj golin

36′ Islami (Drita) provon të rrezikoj kuqebardhët, megjithatë goditjen e tij e bllokon Prekazi

32′ Krasniqi (Gjilani) rrezikon Malokun, topi përfundon pranë portës

28′ Yll Hoxha (Gjilani) fashohet pas një përplasje me Ajzerajn

16′ Islami (Drita) ndërhyn ashpër në Razakun, zverdhët nga Murtezi

11′ Progni (Gjilani) fare pranë të shënoj nga rivënia e këndit, por e grushton Maloku

– Nis ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Razak, Aziz, Torassa, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Broja, Ajzeraj, Fazliu, Kryeziu, Simonovski. Kryetrajneri: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Sh. Murtezi, F. Jashari, H. Osmani, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica

Stadiumi: i “Qytetit”, Gjilan

BALLKANI 2:0 MALISHEVA

– Përfundon ndeshja!

90′ GOOOOL! Krasniqi merr përsipër penalltinë dhe e dërgon në rrjetë topin

88′ Krasniqi (Ballkani) rrëzohet në brendësi të zonës dhe akordohet penallti

83′ Ulluri (Malisheva) qëllon shtyllën, shpëtojnë portokallinjët

77′ Rrahmani (Ballkani) pranë të shënoj edhe golin e dytë, por tentimin e tij me kokë e pret Gashi

76′ GOOOOL! Albion Rrahmani ndëshkon ish-skuadrën e tij, kalon në epërsi portokallinjët

69′ Hyseni (Malisheva) ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër, Çaka vendimin e mori pas rishikimit te VAR-it

62′ Armend Thaqi (Ballkani) rrezikon që në fillim Gashin

60′ Gripshi (Ballkani) nga brendësia e zonës provon të shënoj, por kapiteni Kryeziu e largon nga vija e rrezikut topin

58′ Zëvendësim i dyfishtë te Ballkani, hynë Armend Thaqi dhe Albion Rrahamani në vend te Ramiz Bytyqit e Blend Baftiut

– Nis pjesa e dytë!

– Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta lojë shtesë

39′ Baftiu (Ballkani) gjuan zhagas nga distanca, topi pranë portës

6′ Thaqi (Ballkani) gjuan me kokë, por mbi portë

– Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Bytyqi, Jashanica, Thaqi, Hoxha, Kuç, Gashi, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Solomon. Kryetrajneri: Bekim Isufi

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Hoti, Vitija, Dumani, Bruqi, Binishi, Hyseni, Olivier, Stullqaku. Kryetrajneri: Arsim Thaqi

Gjyqtarët: D. Çaka, E. Bicaj, M. Berisha, L. Jashari – VAR: E. Zasella, B. Morina

Stadiumi: i “Qytetit”, Suharekë

DRENICA 3:5 LLAPI

– Përfundon ndeshja!

92′ GOOOOL! Uka shënon hat-trick nga penalltia

+ 4 minuta lojë shtesë

84′ Uka (Drenica) gjuan nga distanca, kësaj radhe shpëtojnë llapjanët

82′ GOOOOL! Kreshnik Uka realizon edhe të dytin për kuqezinjët

68′ GOOOOL! Në listë hynë edhe kapiteni Bujar Idrizi

66′ GOOOL! Llapi po e deklason kuqezinjët, shënon Firminio

60′ GOOOOL! Valmir Veliu e shton avantazhin e skuadrës së tij

55′ GOOOOL! Riviera përmbys rezultatin në Skënderaj, kalon ekipin e tij në epërsi

49′ GOOOOL! Barazohet rezultati në “Bajram Aliu”, shënon mbrojtësi Elvis Prençi

– Nisë pjesa e dytë!

– Përfundon pjesa e parë!

+ 3 minuta lojë shtesë

44′ Zabërgja (Drenica) shumë afër të dyfishoj epërsinë, mirëpo Coric e pret tentimin e tij

24′ GOOOOL! Kreshnik Uka kalon në epërsi kuqezinjët

11′ Da Silva (Drenica) gjuan në brendësi të zonës, topi përfundon pranë portës

10′ Tahir Lushtaku (Drenica) trajneri ndëshkohet me të verdhë nga Kasumi, shkak protestave

8′ Firmino (Llapi) teston Kaloshin, ky i fundit i sigurtë në gjuajtjen e kundërshtarit

4′ Dervishaj (Drenica) provon nga distanca, por pret Coric

– Nis ndeshja!

Formacionet zyrtare

Drenica: Kaloshi, Qaqi, Lushtaku, Jashari, Thaçi, Derivishaj, Mëziu, Avdulli, Da Silva, Uka, Zabërgja. Kryetrajneri: Tahir Lushtaku

Llapi: Coric, Prençi, Idrizi, Shabani, Peposhi, Maliqi, Ramadani, Riviera, Veliu, Firmino, Neto. Kryetrajneri: Tahir Batatina

Gjyqtarët: B. Kasumi, F. Berisha, B. Selimaj, V. Ibërdemaj – VAR: M. Ajeti, L. Muhadri

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skënderaj

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *