Sport

Përfaqësuesja e Kosovës U21 arrin në Turqi, gati për ndeshjen e nesërme

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të luajë këtë mesjavë takimin e fundit kualifikues për Euro 2021, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi e cila po kalon momente krize për shkak të rezultateve aspak të mira do të ndeshet me Turqinë, në një sfidë që nuk ka rëndësi të madhe pasi matematikisht asnjëra nuk ka shanse që të kualifikohen tutje.

Megjithatë, të dy ekipet do luajnë një përballje direkte për pozitën e katërt në grup.

Dardanët e rinj kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në qytetin e Samsun-it ndërsa nesër nga ora 17:00 përballen me Turqinë

Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë mes skuadrave të luajtur në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë