Sport

Perez zbulon katër klubet që ende nuk janë larguar nga projekti i Superigës Evropiane

Presidenti i Superligës dhe në të njëjtën kohë edhe i Real Madrid, Florentino Perez, ka shpjeguar disa çështje mbi Superligën në intervistën e tij të fundit për El Larguero.

Largimi i gjashtë klubeve të Anglisë nga Superliga ka ndikuar që kjo e fundit të suspendohet për një kohë.

74 vjeçari ka treguar tutje se AC Milan, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të jenë pjesë e këtij projekti dhe nuk janë larguar.

 

“Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe AC Milan janë ende në bisedime për të gjetur zgjidhje. Ata nuk janë larguar”, është shprehur ai.

Perez ka biseduar edhe për meritokracinë e klubeve, pasi kjo e fundit ishte temë se pse nuk duhej të ekzistonte Superliga, duke thënë:”Njerëzit thonë se kjo nuk ka të bëjë me meritat e futbollit, por është e gabuar. Ata 15 klube e fituan atë në fushë, ata kanë fituar trofe për 20 vitet e fundit. Si mund të thuash që nuk e kanë fituar”.

 

Tutje, Presidenti i Real Madrid ka konfirmuar se është në bisedime me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta: “”Unë flas me Laporta, Barcelona është akoma me ne”.

Superliga ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke njoftuar të gjithë për suspendimin e saj dhe nuk dihet se çfarë të ardhme do të ketë.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve