Sport

Perez gati për ‘çmendurin’ e radhës!

E ardhmja e Zinedine Zidanes te Reali i Madridit është ende e pasigurt. Për francezin nuk është vendosur ende se çfarë do të ndodhë për sezonin tjetër dhe në këtë situatë thuhet se presidenti madrilen ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Florentino Perez po mendon për një rikthim të bujshëm në stolin e Realit.

Thuhet se numri 1 i madrilenëve ka pasur kontakte me Jose Mourinhon, i cili vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga drejtimi i Totenhemit.

Portugezi është i papunë, por sezonin e ri mund ta shikojmë në stolin e Realit, pasi Perez e pëlqen shumë dhe mendon se me të në stol, skuadra do të arrijë suksese më të mëdha.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien