Sport

Përcaktohet shorti i fazës “Playoff” në Ligën e Konferencës| Teuta dhe Laçi mësojnë kundërshtarët në rast kualifikimi

Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për skuadrat shqiptare, shkruan Gazetasheshi.com.

Kampioni i Superligës, Prishtina në rast kualifikimi ndaj Bodo/Glimt, atëherë në fazën e “playoff-it” do të luajë me humbësin e takimit Mura-Zalgiris.

Ndërsa, kundërshtarët i kanë mësuar edhe dy skuadrat tjera te Superiores së Shqipërisë, Teuta dhe Laçi.

Durrësakët, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrockut në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”, ku do të duhet të përballen me skuadrën humbse të çiftit Omonia-Flora Talin

UEFA hodhi ditën e sotme goglat për këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht.

Ndërkohë për sa i përket Laçit, skuadra e Shpëtim Duros, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlecht do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitesse-Dundalk.

PËRBALLJET NË RAUNDIN “PLAY OFF”:

MURA/ZALGIRIS VS PRISHTINA/ BODO GLIMT

OMONIA/FLORA TALIN VS TEUTA/SHAMROCK

LAÇI/ANDERLECHT VS VITESSE/DUNDALK

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje