Sport

Përballja e Prishtinës me gjigantin norvegjez, publikohen kuota të “çmendura” në bastore

Prishtina do ta zhvillojë sonte njëren prej ndeshjeve më të vështira në histori të klubit.

Skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani do të përballet me gjigantin norvegjez, Bodo/Glimt.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Kjo përballje është e vlefshme për rundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” tashmë ka publikuar kuotat e ndeshjes së sontme.

Skuadra norvegjeze është favorite absolute me një kuotë prej 1,44, kurse barazimi vlerësohet me 4,50.

Ndërkaq, fitorja e Prishtinës me 6,50.

Ndryshe, ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Norvegji javën e ardhshme.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar