Lajme

Për herë të parë pritet konfrontim sy më sy mes Trumpit dhe ministrit të jashtëm iranian

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ministri i punëve të jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka shkuar për në qytetin Biarritz, në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku liderët e G7’ës janë takuar.

Mediat ndërkombëtare i referohen lajmeve që vinë nga televizioni shtetëror iranian, transmeton Gazeta Express.

Fluturimi është kapur edhe nga uebfaqja flightradar24.com, e cila tregon se një aeroplan i qeverisë iraniane ka ateruar në aeroportin e Biarritzit, i cili ka qenë i mbyllur për shkak të samitit i cili do të zgjasë nga e shtuna deri të hënën.

Televizioni iranian citon ministrin e jashtëm Zarif të ketë thënë se nuk do të mbajë bisedime me presidentin e SHBA’ve, Donald Trump, por prania e tij në këtë samit lë dyshime se mund të ketë një takim mes tyre. /GazetaExpress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat