
Tani të gjithë adhuruesit e lojës ‘Pro Evolution Soccer’ e njohur shkurtimisht si ‘PES’ do të kenë mundësi që të zgjedhin edhe Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
‘Pro Evolution Soccer’ është video lojë futbollistike e krijuar nga kompania për zhvillimin e video lojërave Konami. Është një lojë shumë e popullarizuar në Evropë.
‘Kosovan Football’ njofton se nga versioni i ri i lojës ‘PES2020’ në këtë lojë mund ta zgjedhni edhe Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Kjo pasi që për të parë, Kosova është licencuar edhe ‘Pro Evolution Soccer’ e Konamit dhe skuadra e ‘Dardanëve’ do të jetë e plotë.
Vlen të theksohet se ‘PES 2020’ do të lansohet në treg më 10 shtator, teksa mund të luhet në ‘Sony Playstation 4’ dhe ‘Xbox One’.