Lajme

Për herë të gjashtë, Qeveria Hoti dështon sërish ta miratoj pakon për Rimëkëmbje Ekonomike

Për herë të gjashtë radhazi, Koalicioni qeveritar ka dështuar ta miratoj pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Metro.

Me vetëm 58 vota, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet ka dështuar sërish ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Ndryshe, partitë opozitare kanë thënë se nuk do ta votojnë këtë pako pa plotësim – ndryshimin e këtij ligji./

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Lajme

Vjedhja e dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura