
Të hënën është planifikuar të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, të parës për stinorin pranveror.
Në Drenas, Feronikeli e pret Gjilanin, në ndeshjen që cilësohet edhe derbi i javës.
Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, ka thënë për “Kohën” se skuadra që ai drejton do të mundohet të paraqitet sa më mirë kundër Feronikelit. Sipas Sokolit, Gjilani në çdo ndeshje hyn për të fituar.
“Do të mundohemi që të prezantohemi sa ma mirë në ndeshjen kundër Feronikelit që do të zhvillohet të hënën. Ne çdo ndeshje synojmë fitoren dhe njëjtë do të jetë edhe kundër skuadrës nga Drenasi”, u shpreh Sokoli.
Dueli ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit zhvillohet nga ora 13:00.