Lajme

Penang, ndezja e një cigare çoi në shpërthim një njësi të apartmenteve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një shperthim ka ndodhur nga një cigare e ndezur e cila ka hedhur ne flakë një njesi apartmentesh në Penang.

Një burrë i moshuar pësoi lëndime të shumta në disa pjesë të ndryshme të trupit të tij, besohej se ishte goditur nga muri i cili u rrëzua pas një shpërthimi sot në njësinë e tij të apartamenteve në Desa Green Apartament, Jalan Paya Terubong.

Sipas zëdhënësit të Departmentit të Zjarrit dhe Shpëtimit, burri 62-vjeçar ishte në shtëpi me djalin e tij, nusen dhe nipin gjatë shpërthimit, e cila ndodhi në 8:16 të mëngjesit. “Kur zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, një pjesë e një muri dhome ishte shembur dhe ndikimi i shpërthimit të fortë kishte bëri që edhe muri i shtëpisë së derës tjetër të shembet”.

Ndërkohë, shefi i policisë Timur Laut, ACP Che Zaimani Che Awang tha se shpërthimi besohej se ishte shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Sepse “Shpërthimi i fuqishëm ndodhi kur i moshuari ka dashur të ndizte cigaren në dhomën e ndenjes e cila ishte e mbushur me rrjedhje nga cilindri i gazit”, duke shtuar se burri që pësoi lëndime nga djegia, tani ështe në gjendje të qëndrueshme në Spitalin Penang.

Ndërsa familjarët e tjerë djali, nusja dhe nipi, të cilët ishin duke fjetur në dhomën e gjumit kur ndodhi shpërthimi, shpëtuan pa u dëmtuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet