Lajme

Pejë, në spital janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me Covid-19

10 pacientë të prekur me Coronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Express.

Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me Covid-19.

“72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftim.

72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

223 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,168

analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Postime të ngjajshme
Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja

Lajme

Në disa qytete nesër s’do të ketë rrymë deri në 12 orë

Lajme

Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin !

Lajme

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë, ky material paraqet rrezikun më të madh