Sport

Peço: Te Kosova ka konflikt brenda grupit, mund t’iu shënoje gol sa herë që doje

Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 kundër Kosovës. Asisti i Uzunit për Balajn dhe realizimi nga vetë sulmuesi i Ferencvarosh do të mjaftonin për kuqezinjtë.

Ndërkohë nga dardanët erdhi goli i vetëm në saj të penalltisë së fituar nga Muriqi. Pas kontaktit të dyshimtë në zonë të Cepeles, me 17-vjeçarin që zhvilloi një ndeshje perfekte.

Madje edhe në momentin e penalltisë kërkoi sqarimin me Muriqin për të mohuar 11-metërshin te arbitri pasi pretendoi se nuk e kishte prekur aspak. Kështu është mbyllur kjo vëllazërore e cila ka pasur respektin e madh mes futbollistëve edhe në fushën e lojës.

Por si e analizon këtë përballje trajneri shqiptar në Zvicër, Arjan Peço?

Në lidhjen e bërë për “Supersport” është thënë qartësisht se Kosova ka probleme brenda grupit.

“Në këtë ndeshje Kosova nuk ka treguar aspak një paraqitje të duhur dhe linte shumë për të dëshiruar me cilësitë që kishte. Shqipëria kishte më shumë dëshirë për të fituar dhe fitoi. Në mbrojtje ishim shumë të mirë dhe për më tepër kemi rikthyer pikën e fortë të kundërsulmit. Pikërisht ashtu si më parë ku Kombëtarja ka pasur një kundërsulm të mirë për të goditur kundërshtarin që nuk arrin të shënojë. Kjo ndodh edhe sot, ndaj një Kosove që tranzicionin sulm-mbrojtje e kishte për faqe të zezë, mund t’i shënoje kur të doje.

Për të vazhduar më tej dua të them se nuk ishte e vërtetë ajo që tha Muriqi mbi arsyetimin e humbjeve. Ka disa ndeshje që humben radhazi dhe unë shoh konflikt brenda grupit. Aty bëjnë gjeste të çuditshme dhe nuk është fare gjuha verbale. Kur një lojtar humb topin shoku tjetër nuk i vjen që ta përgëzojë, që ti japi motivim për të ecur përpara. Por kur dikush humb topin, disa kthejnë kokën nga një krahë e të tjerë flasin një fjalë më tepër.

Pra nuk është aspak ambienti pozitiv. Sa i përket Shqipërisë më pëlqeu shumë Doka që nuk rri në vend të presi topin. Uzuni ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe këtë e tregoi kur la në vend Rrahmanin, një mbrojtës me eksperiencë të madhe”, u shpreh Peço.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente