Lajme

PDK: S’ka pasur takim të kryetarit Veseli me Mustafën rreth hyrjes në Qeveri

Zërat se PDK’ja do t’i bashkohet qeverisë Hoti janë hedhur poshtë edhe njëherë nga partia e Kadri Veselit.

Nga PDK mohojnë kategorikisht se ka pasur ndonjë takim në mes të krerëve të dy partive ku temë potenciale mund të ishte bashkëngjitja në Qeverinë Hoti.

“Jo nuk është e vërtetë. Jo nuk ka pasur takim në mes dy liderëve për këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi për Express të enjten.

Kryetari i PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku së fundi ka deklaruar se partia që i takon mund të bëhet pjesë e pushtet nëse e marrin kryeministrin ose presidentin.

“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë Lushtaku në RTK.

Sot gjatë ditës u raportua se Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar mundësinë e zgjerimit të koalicionit.

Por vet Mustafa për Express ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka thirrur mbledhje të partisë.

Qeveria e Avdullah Hotit është duke u ballafaquar me vështirësi në parlament, pasi për të pestën herë nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të miratuar projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike./GazetaExpress/

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Lajme

Vjedhja e dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura

Lajme

Pse ky dimër do jetë krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi?

Lajme

Parashikimi i shkencëtarëve, ja çka do të ndodhë pas Covid-19