Lajme

PDK nënshkruan koalicion me tri parti në këtë komunë

Partia Demokratike e Kosovës në Dragash ka lidhur koalicion me dy parti.

Bëhet fjalë për AAK-në, GIG dhe Pokret Za Gora, shkruan lajmi.net.

Njoftimin për nënshkrimin e koalicionit e ka dhënë vetë dega e kësaj partie në Dragash.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani merr mbështetje nga AAK, GIG dhe Pokret Za Gora

Dragash, 11 nëntor 2021- Kryetari i Dragashit, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, Shaban Shabani sot ka bërë koalicione parazgjedhore me tri parti për garën e balotazhit të Zgjedhjeve Lokale.

Shaban Shabanin më 14 nëntor do ta mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e minoriteteve GIG dhe Pokret Za Gora.

Shabani sot ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me kryetarin e AAK-së në Dragash, Selami Saiti, me kryetarin e Pokret za Gora, Armend Jamini, si dhe me kryetarin e GIG, Rexhep Kamberi.

Me besimin e qytetarëve të Dragashit dhe me mbështetjen e këtyre partive, Shaban Shabani do të vazhdojë qeverisjen e mirë, të hapur dhe zhvillimore edhe për katër vitet e ardhshme.

Related posts
Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *