Lajme

PDK në Vushtrri merr përkrahjen e këtyre dy partive për garën e balotazhit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë përkrahjen e Partisë Demoktratike Turke të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për garën e balotazhit ndaj LDK-së në këtë komunë.

Këtë e ka bërë publike vet Idrizi nëpërmjet një postimi në Facebookun e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka falëndëruar KDTP-në për përkrahjen dhe ka thënë se kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për PDK-në.

“Falemnderit KDTP-së, për përkrahjen ndaj kandidaturës sime! Do të rrugëtojmë së bashku me Partinë Demoktratike Turke të Kosovës, KDTP, pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm të më përkrahë mua në garën për kreyetar komune. Kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për ne. Edhe në të kaluarën kemi qenë partnerë në qeverisje. Ky partneritet ka sjellë punë dhe projekte të mira për të gjithë vushtrriasit, si dhe do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme. Në qeverisjen tonë të re, e cila do t’ia rikthejë dinjitetin e humbur qytetit tonë, do të përkushtohemi maksimalisht në realizimin e planit tonë që si pikë kryesore ka rininë, gratë dhe krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Assesi nuk do të mungojnë investimet strategjike në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Vushtrrisë. Falënderojmë të gjithë votuesit e KDTP-së, kryesinë e saj, kandidatin e tyre për kryetar, Ergin Sungur, kryetarin Ergin Bunjaku dhe gjithë të tjerët për këtë përkrahje. Bashkimi bën fuqinë! Ferit Idrizi, #kryetaritëgjithëve”, ka thënë Idrizi.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *