Lajme

PDK në Malishevë lidh koalicion me këtë parti

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj do të përballet në balotazh me Ekrem Kastratin e Nismës Socialdemokrate, raporton Front Online.

Kilaj ka njoftuar në Facebook se kanë lidhur marrëveshje për mbështetje me AAK-në në këtë komunë.

Ai tutje ka shkruar se ky bashkim i këtyre dy forcave politike ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve që Malisheva të jetë sa më e zhvilluar.

Postimi i plotë:

Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

Bashkë me AAK-në!

Bashkë për Malishevën!

Ekrem Kastrati i NISMA-së ka arritur të fitojë 34.30% të votave, duke lënë pas vete, kurse Isni Kilajn e PDK-së më 29.07%.

https://www.facebook.com/pdkmalisheva/posts/1888739761298684

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *