Lajme

PDK i reagon Kurtit për vërshimet

Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për komentet e këtij të fundit në lidhje me përmbytjet e fundit të shkaktuara nga reshjet në Kosovë.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar Kurtin për reagim të vonshëm dhe për përdorim për qëllime elektorale nënë Ferdonijen nga Gjakova, së cilës edhe i është dëmtuar shtëpia muze.

Ai ka rikujtuar faktin se u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, ka kompetencë për të mobilizuar institucionet, por që ajo ka vendosur të udhëtojë në Bruksel pa pasur fare nevojë.

Postimi i plotë i Bytyqit:

Vetëm njoftone z. Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me popullizma.

Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por, ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë.

Ndërsa, z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këtë shtet kryhet transplanti i parë i të dy duarve dhe krahëve

Lajme

Shpërthejnë të qeshurat në studio: Valon Syla imiton Rron Gjinovcin në debat, video bëhet virale

Lajme

Ky fshat në Kosovë, ua ndalon të gjitha partive politike tubimet elektorale

Lajme

Vdes 28-vjeçarja nga Ferizaj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë