Lajme

PDK: Haskuka solli në krye të drejtorisë për arsim një person pa kurrfarë përvoje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

PDK në Prizren ka reguar ndaj kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Përmes një reagimi për media, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë cilësuar se Haskuka nuk është duke u marrë seriozisht me arsimin në këtë komunë, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre, ai ka emëruar në krye të Drejtorisë për Arsim, një njeri pa kurrfar përvoje në këtë fushë.

Ky është reagimi i plotë i PDK-së në Prizren:

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, shfaq shqetësimin për qasjen joserioze dhe eksperimentimet e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka ndaj arsimit në Prizren.

Këtë më së miri e dëshmon emërimi i drejtoreshës së re të DKA-së, ku në krye të saj sillet një njeri pa kurrfarë përvoje në këtë fushë. Për më keq, kjo po ndodh në kohën kur arsimi prizrenas, për shkak të keqqeverisjes në dy vitet e fundit është degraduar dhe ndodhet në gjendjen më të keqe, që nga paslufta.

Tash kur Drejtoria e Arsimit po vlon nga problemet e krijuara për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe ndikimit partiak, kur shkollat e kanë nisur vitin shkollor me mungesa të theksuara të personelit, dhe pas anulimit të përzgjedhjes së fundit nga Haskuka, në krye të Arsimit emërohet dikush, që e ka vështirë t’a ketë haberin se nga t’ia fillojë lëmshit të punëve.

PDK ka besuar se shkarkimi i drejtorit të Arsimit, të dytit brenda tre muajsh, i ka dhënë leksion kryetarit Haskuka, për gjetjen e një kuadri të dëshmuar e profesional, në mënyrë që t’a rikthejë në normalitet arsimin prizrenas, e jo që në këtë pozitë të sillet dikush krejt jashtë kësaj fushe.

Pa dashur t’a paragjykojmë drejtoreshën e re, dyshojmë se në vend të zgjidhjes, problemet në arsim do të thellohen, ndërsa e tëra shkon në dëm të fëmijëve.

PDK në Prizren edhe më parë ka paralajmëruar se emërimi i një jo profesionisti në krye të këtij sektori, mund të jetë pengesë për zhvillimin e arsimit, e Prizreni nuk ka kohë për eksperimente në sektorin më të ndjeshëm, aq më tepër tash në fillim të vitit shkollor, kur duhet zhdërvjelltësi për start të mirë.

Të gjitha këto janë dëshmi për shkallën e degradimit të arsimit, të sjellë nga qeverisja e Mytaher Haskukës. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat