Lajme

PDK e VV arrijnë marrëveshje në Fushë Kosovë

Fushë-Kosova do të votojë edhe një herë të dielën në balotazh.

Në këtë komunë do të përballen Enver Bajqinca i Vetëvendosjes dhe Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati i VV-së, Bajqinca i cili doli i dytë në raundin e parë për Front Online ka thënë se në parim janë pajtuar që të ketë mbështetje jo vetëm nga PDK por edhe partitë tjera.

“Marrëveshje në parim kemi pasur prej fillimit me partitë që kemi qenë në opozitë (PDK e të tjerat) që kushdo që shkon në balotazh ta përkrahim atë parti”, ka thënë Bajqinca për Front Online.

Bajqinca më tutje është shprehur se mirëpresin mbështetjen e partive tjera për të larguar qeverisjen 20 vjeçare të LDK-së.

“Tash normalisht që e mirëpres çdo përkrahje që vjen nga partitë e tjera qe të e largojë qeverisjen 20 vjeçare të LDK-së“, ka thënë ai.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *