Ekonomi

PayPal tërhiqet nga projekti i kriptovalutës Libra

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook për të ndërtuar kriptovalutën, duke e bërë atë anëtarin e parë që del nga grupi.

PayPal tha që do të heqë dorë nga çdo pjesëmarrje e mëtejshme në grup dhe në vend të kësaj do të përqendrohej në bizneset e saj kryesore.

“Ne mbetemi mbështetës të aspiratave të Libras dhe shpresojmë që të vazhdojmë dialogun mbi mënyrat për të punuar së bashku në të ardhmen”, tha PayPal në një deklaratë.

Si përgjigje, Libra Association me qendër në Gjenevë tha se ishte në dijeni të sfidave që priten në përpjekjet e saj për të “rikonfiguruar” sistemin financiar.

Facebook njoftoi planet për të lëshuar në përdorim Libran në muajin qershor të vitit 2020 në partneritet me anëtarët e tjerë të saj, por projekti shpejt u fut në telashe me rregullatorët skeptikë në të gjithë botën.

Po ashtu, Visa, MasterCard dhe partnerë të tjerë financiarë janë duke shqyrtuar tërheqjen nga projekti për kriptovalutën Libra.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
EkonomiLajme

Ministria e Financave shpreh qëndrimin e saj për buxhetin e vitit 2020

Ekonomi

ATK e mbush buxhetin e shtetit me rreth 500 milionë euro

Ekonomi

Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14 për qind

Ekonomi

Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportet e pajisjeve të inteligjencës artificiale