LajmeShow Bizz

Pasuria e Lutfi Hazirit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar pasurinë e tij.

Haziri, njëherit edhe nënkryetar i LDK-së ka bërë përshkrimin e hollësishëm të pasurisë së tij të paluajtshme.

Bazuar në formular, Haziri ka thënë se nga prindi ka trashëguar tokë në gjithësej 12 vende, dhe kjo ka ndodhur në vitin 2015’të dhe 2017’të.

Haziri, posedon një banesë të blerë në vitin 2015 në vlerë prej 100 mijë euro.

Sipas po të njëjtit formularë, bashkëshortja e Hazirit ka një veturë të tipit “Hyunday Matrix”, në vlerë prej 3 mijë euro.

Ndërkaq, kur jemi tek kursimet Haziri qëndron bukur mirë financiarisht.

Në banken “BKT”, Haziri ka të kursyera gjithësej 113.085.00 euro, në “NLB”- 13.182,00 euro.

Haziri në emër të prindërve ka deklaruar 79,543.10 euro në banken zvicërane “Migro Bank CHF”.

Bashkëshortja e tij ka të kursyera 7.752,00 euro. Kurse, fëmijët e Hazirit kanë të gatshme mbi 15 mijë euro.


shkruan /Indeksonline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat