
Skuadra e Dritës sot edhe zyrtarisht ka konfirmuar largimin e futbollistit, Donat Hasanaj.
Hasanaj qëndroi vetëm 6 muaj te skuadra gjilanase.
E sipas burimeve të Gazeta Olle, futbollisti në fjalë tashmë ka nisur stërvitjet në skuadër të re.
Bëhet fjalë për skuadrën e Flamurtarit e cila dy ditë më parë ka nisur fazën përgatitore.
Hasanaj, më parë ka luajtur edhe te rivali i Flamurtarit, Prishtina.
Te Flamurtari, priten edhe ardhje të reja pas disa largimeve së fundi.