Sport

Pasi Ballkani mposhti Llapin, reagojnë “Xhebrailat”

Ballkani e ka fituar derbin e javës së 31-të ndaj Llapit, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës përfundoi me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi Blend Baftiu.

Pas ndeshjes, tifogrupi i Ballkanit “Xhebrailat” janë tallur me trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Xhamadani vija vija,
Tahir Batatina pa 3 pike shkon te shpija” – kanë shkruar tifozët e Ballkanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit