Sport

Pas tifozëve edhe lojtarët serbë festojnë me tank

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Serbia ka vazhduar ta zemërojë Kroacinë me përdorimin e një tanku nga lufta e fundit mes tyre, për të festuar ngjarje futbolli, një gjest ky që nuk ka nxitur ende asnjë reagim apo ndëshkim nga dy shtëpitë e futbollit botëror, FIFA dhe UEFA.  

 Pas tifozëve, edhe futbollistët e Crvena Zvezdës e kanë përdorur një tank, i cili thuhet të jetë nga lufta e viteve të 1990-ta mes Serbisë dhe Kroacisë, për ta festuar kualifikimin në sezonin e ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Tanku, i llojit T-55 i blerë nga depoja ushtarake, ishte parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb, Zvezdës.

Megjithatë, ky vendim ka nxitur reagime të ashpra nga shteti fqinj, Kroacia, i cili e ka vlerësuar vendosjen e tankun aty si simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.

Gazeta e përditshme sportive e Kroacisë “Sportske Novosti” e kritikoi veprimin e Zvezdës duke e quajtur “provokim morbid nga Beogradi”. “Ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve duke e festuar njërin prej krimeve më të rënda”, shkroi gazeta kroate.

Sikur nuk mjaftoi, futbollistët e Zvezdës festuan nëpër rrugët e Beogradit duke e vozitur tankun në orët e vona të së martës.

Kroacia e ka quajtur provokim të qartë ketë veprim dhe i ka bërë thirrje UEFA-s të reagojë.

Autoritetet serbe e kanë quajtur tankun “replikë” dhe kanë pohuar se nuk përmban asnjë material që mund ta vërë në rrezik publikun, ndërsa ushtria serbe ka thënë se tankut iu kanë hequr të gjitha mjetet e mëdha dhe se tani është vetëm pjesë e muzeut.  

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv