Lajme

Pas takimit Mustafa – Kurti, zyrtari i LDK’së thotë se po vjen “Qeveria e Shpresës”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Takimi i sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ka ngjallur reagime nga shumica e partive politike.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, u ka kushtuar një postim reagimeve të partive të PAN’it për takimin mes kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe liderit të Vetëvendosjes, Isa Mustafa.

“Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna! Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se takimi mes dy liderëve të opozitës është tradhti që Kurti po ia bën votuesve të VV’së. Sipas tij, Kurti po i serviloset Mustafës të cilin tash po e quan profesor, ndërsa dikur e quante “shërbëtor të Rrahman Morinës”.

Për këtë takim kanë reaguar edhe zyrtarë të AAK’së.

Kurti e Mustafa u takuan sot për herë të parë që prej dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj në korrik.

Takimin e mbajtën të fshehtë, ndërsa më vonë u deklaruan në profilet e tyre në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat