Sport

Pas suspendimit të gjashtë futbollistëve, Klodian Duro i fton tre juniorë në ekipin e parë

Kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka ftuar në ekipin e parë tre juniorët e shkollës së futbollit, shkruan “Zeri.info”.

Bëhet fjalë për Drinor Morinën, Sokol Kiqinën dhe Albion Shurdhiqin të cilët iu bashkuan skuadrës gjatë stërvitjes së sotme.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Feronikelit, ku thuhet se ky vendim ka ardhur në koordinim të plotë me trajnerët e juniorëve të Feronikelit.
Ky vendim i trajnerit nga Shqipëria vjen pasi që “Industrialistët” morën vendimin për suspendimin e gjashtë futbollistëve, disa prej të cilëve ishin pjesë e skuadrës bazë në të kaluarën.

Dje, Zeri.info ka raportuar nga burimet e sigurta brenda klubit nga Drenasi se lojtarët e suspenduar kanë qenë Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Ard Qorri, Santos dhe Ozbej.

Feronikeli nesër (e shtune) do të përballet në shtëpi me Arbërinë e inkuadruar këtë vit në Superligë. /

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga Trepça '89 - Gjilani, Arbëria - Drenica

Sport

Për herë të parë pas nëntë muajsh, tifozët e Premierligës rikthehen në stadiume

Sport

Gjyqtarja 20-vjeçare e futbollit kosovar

Sport

UEFA publikon radhitjen: Bayerni i pari, Reali bie shumë poshtë