LajmeShow Bizz

Pas sqarimit të Teas, reagon ashpër konkurrentja e “Për’puthen”

Konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri i ka reaguar ashpër ish-konkurrentes Tea Trifoni, e cila doli sot me një sqarim pas publikimit të fotove dhe videove ku shihej duke u puthur me ish-konkurrentin Beartin.
Tea përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në YouTube, e pranoi se është në lidhje me Beartin, derisa shtoi se produksioni e edhe Andi e kanë ditur për këtë lidhje.

Por, pas këtyre fjalëve të Teas, ka reaguar Ana Kauri.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ana ka thënë se askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do.

“Hap sytë në mëngjes dhe më del del para e vërteta e Tea Trifonit.

Pash Zotin o Tea tani të ra ndërmend publiku ty?

Nuk kujtoheshe për ta kur shikojë fan paget Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikojë editimet që bëheshin për ju të dy?

Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servierej fama.

Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh!!

Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?”, ka shkruar Ana.

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet

Lajme

Zyrtarja e Vetëvendosjes reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi