Sport

Pas shumë akuzave nga tifozët reagon edhe Rashica për mungesën në ndeshjen ndaj Maqedonisë

Kosova humbi gjasat për kualifikim në Kampionat Evropian pasi u mposhtë nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në Shkup

Kosova kishte shumë mungesa të mëdha si Amir Rrahmani, Milot Rashica e Vedat Muriqi, shkruan Reporteri.net

Të gjithë këta futbollistë u bënë pre e akuzave të shumta nga tifozët e Kosovës.

Dhe i fundit që ka reaguar tani është Milot Rashica, i cili ka treguar arsyet pse mungoi kundër Maqedonisë së Veriut.

Rashica në sqarimin e tij ka thënë se ka qenë i lënduar dhe nuk ka pasur asnjë stërvitje me klubin e tij për 5 javë.

Ky është reagimi i Rashicës:

Sqarim
Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin(Afer 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveq dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike per qka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.
Ndjeva obligim që ta bëjë ket sqarim pasi pash reagimin e njerzve.

Postime të ngjajshme
Sport

Manajt e Baftiut i’u deshën 28 javë, Daku e bënë në vetëm 7

Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas