Sport

Pas shkëlqimit me Arbërinë, Avdulli vërshohet nga ofertat!

Qlirim Avdulli është njëri nga zbulimet më të mëdha të edicionit 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll. Futbollisti 21 vjeçar ka zhvilluar 34 ndeshje këtë edicion për skuadrën e Arbërisë dhe ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar të kësaj skuadre, ani pse skuadra nga Dobraja nuk arriti të mbitonte këtë edicion.

Në këtë edicion ai ka asistuar plot gjashtë herë për bashkëlojtarët e tij, duke qenë kështu njëherit ndër asistuesit më të mirë të kampionatit.

Pas përfundimit të edicionit ai është vërshuar menjëherë nga ofertat e shumta.

Siç mëson Gazeta “Sheshi” ai është kontaktuar nga disa skuadra kosovare dhe disa të tjera nga Shqipëria.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Avdullit, e cila me siguri se do të jetë e ndritshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89