Sport

Pas prezantimit, Shkëmbi ka një mesazh për Ismet Munishin

Trajneri Bledi Shkëmbi ka mbajtur konferencë për media duke bërë prezantimin zyrtar si trajner i Ballkanit.

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit për besimin që ia kanë dhënë. Shkëmbi ka pasur edhe një mesazh falënderues për Ismet Munishin.

“Falënderoj drejtuesit për besimin. Është një kënaqësi dhe një ditë e kam ditur se do kthehesha në Kosovë pas trajnimit të Lirisë. Këtu objektivat janë të mëdha dhe është një klub me objektiva tëqarta. Vij me dëshirën dhe bindjen se këtu do kem sukses.

Klubi dhe skuadra kanë bërë një punë të shkëlqyer, futur edhe ish-trajnerin Munishi që kam shumë respekt. Do i mëshojmë shumë objektivit sepse është bërë një punë e madhe, duhet të kemi edhe fatin në krah.

Kampionati në Kosovë ka bërë hapa të mëdha përpara se nga koha kur isha unë. Kisha bindjen se kjo gjë do të ndodhte. Në Shqipëri kanë filluar të ndjekin edhe futbollin këtu.Titulli? Jam i bindur se jemi në garën për titull dhe lojtarët kanë treguar se e duan këtë gjë, ekipi është i kompletuar. Nëse do isha nga dita e parë e krijimit të skuadrës nuk do kisha asnjë pikëpyetje për lojtarët që janë, kanë atë çka duhet për titullin.

Skënderbeu i ri? Duhet shumë punë për të arritur në hapat e Skënderbeut. Jemi në hapat e duhur. Është kënaqësi që unë si një ish-I Skënderbeut të stërvis një klub që do të ndjekë ato hapa. Është kënaqësi që të stërvit këta djem” deklaroi Shkëmbi.Trajneri shqiptar e gjen Ballkanin në vendin e dytë në tabelë, 3 pikë më pak se lideri Drita.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti kosovar nënshkruan me skuadrën suedeze

Sport

ZYRTARE: FC Malisheva prezanton 7 futbollistë, dy prej tyre vijnë nga FC Ballkani

Sport

Nga Anglia në Kosovë, Vëllaznimi prezanton ish-futbollistin e QPR-së

Sport

Trepça ’89 e fillon vitin 2021 me goleadë, shkatërron skuadrën e njohur