Lajme

Pas përfundimit të rinumërimit, 24 orë afat për ankesa

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur partitë politike nëse kanë ndonjë ankesë në PZAP që të certifikojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Gazeta Express

Kështu ka deklaruar ky institucion në një përgjigje për Gazetën Express.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se janë duke pritur afatin 24 orësh për të parë nëse do të ketë ankesë, që pastaj të procedojnë me publikimin e rezultateve.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diel, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP, lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, dje ka përfunduar rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve, për të cilat pati vendosur PZAP-i pas ankesës së koalicionit Nisma-AKR-PD.

PZAP-i ndërkohë e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të disa pakove që kanë ardhur jashtë afatit kohor nga diaspora.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat