Lajme

Pas nënshkrimit me PSD-në, Haradinaj thotë se është i hapur edhe për NISMA-n dhe AKR-në

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media së bashku me kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin pasi që të dy partitë nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Haradinaj tha se deri te koalicioni erdhi pasi që u panë qëllimet në programet e të dy partive, para zgjedhjeve.

“Kjo punë ka pas për bazë qëllimet programore të PSD-së po edhe të AAK-së dhe kemi arritë të bashkojmë eksperizat më të mira që kemi në parti, dhe poashtu procesin më të mirë më tutje për aspektin programor, kemi mbërri me zgjedhë edhe të gjitha pyetjet që na presin”, tha kreu i AAK-së, e kryeministri në dorëheqje, derisa, sipas tij, tani jan më të përgatitur për zgjedhjet e reja.

“Them me përgjegjësin më të madhe, se ky koalicion parazgjedhor që është i pari e falenderoj kryetarin Shpendin dhe PSD-në për besim, mendoj që sot jemi më të përgatitur me i marrë përgjegjësitë parazgjedhjeve”, shtoi tutje.

Haradinaj ka përmendur edhe seancën për votimin e ushtrisë, derisa, sipas tij, atëheë PSD kishte qenë ajo që e kishte vulosur krijimin e saj duke dhënë votat pro.

“Ne nuk kemi treguar asnjë neglizhencë, më kujtohet koha e votimit për ushtrinë e Kosovës, në atë kohë lista serbe u largua prej qeverisë, dhe jau kujtoj qytetarëve të vendit që ishte PSD që e votoi ushtrinë”, shtoi.

Sipas Haradinajt, AAK-ja është e hapur për bashkëpunim edhe me disa parti, si NISMA e AKR.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismës, me AKR-në, me do parti që kemi një komunikim të ndërsjelltë, nuk synojmë PAN 2 apo PAN 3 nuk jemi pjesë e ndonjë skenari për ndonjë PAN të ri. Jemi poashtu që subjektet tjera politike që kanë pikpamjet e veta t’i dëgjojmë. Por, ajo që po bojmë ne nuk po presim prej askujt, ne po krijojmë boshtin e fitores për këto zgjedhje, një bosht që po krijojmë boshtin e fitores”, ka shtuar ai./Express

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat