Sport

Pas ndeshjes maratonike dhe tensionit të madh në Suharekë, kjo është deklarata e Tahir Batatinës

Një ndeshje maratonike është zhvilluar mes Ballkanit dhe Llapit e cila në fund u mbylle me festën e vendasve pas fitores me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com.

Ermal Krasniqi shënoi dy golat vendimtar në këtë takim.

Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.

Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Pas ndeshjes tekniku llapjan ka thënë se ky takim nuk është dashur të zhvillohet fare.

“Para së gjithash, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të zhvillohej fare, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto fyerje, nuk duhej të ishte luajtur. Fyerjet e tyre ndaj meje tregojnë qytetërimin e një qyteti dhe kulturën e tij. Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk mund ta menaxhoja lojën për shkak të gjërave që më hodhën ndaj meje. Llapi është “Bossi” i Superligës”, tha Batatina për ArtSport 1.

Postime të ngjajshme
Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij

Sport

Sulmi dhe mbrojtja më e fortë në Superligë pas javës së 10-të