Sport

Pas miqësores së sotme, Shqipërinë dhe Kosovën i presin këto ndeshje në ditët e ardhshme

Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Bekim Balaj (’31) dhe Myrtu Uzuni (’65) i realizuan sot golat e fitores për skuadrën e Edi Rejës.

Kurse, për “Dardanët” golin e vetëm dhe të nderit sot e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 85-të nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje mungoi përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili është infektuar me virusin korona.

Vlen të ceket se sot Kosovën e drejtoi ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti, i cili u dha pothuajse rastin të gjithë futbollistëve, madje edhe Mirlind Dakut.

Pas kësaj ndeshje, Shqipërinë e presin ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin (15 nëntor) dhe Bjellorusinë (18 nëntor), kurse Kosovën e presin ndeshjet me Slloveninë (15 nëntor) dhe Moldavinë (18 nëntor). /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Gjilani – Drita & Feronikeli – Trepça ’89

Sport

Gjilani – Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Sport

Formacionet zyrtare: Lazio – Udinese

Sport

Derbi numër 34-të kampional pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ja statistikat e përballjeve