Lajme

Pas mbylljes së llogarisë në Twitter, pezullohet një tjetër aplikacion pro Trump

Pas mbylljes së llogarisë së Donald Trump në Twitter, Google ka pezulluar nga “Play Store” aplikacionin Parler, i ngjashëm me rrjetin social Twitter. Vendimi do të qëndrojë në fuqi derisa rrjeti social të zbusë përmbajtjen e tij.

Nga ana tjetër kompania Apple i dha po këtij shërbimi 24 orë afat për të paraqitur një plan të detajuar mbi përmbatjen në platformën e tij sociale. Parler është një rrjet social në të cilin shumë mbështetës të Presidentit Donald Trump diskutoijnë mes tyre. Këtë vendim Google e justifikoi me faktin se Trump po nxiste dhunë të vazhdueshme në SHBA.

Politikat dhe praktikat që ndalojnë postimet që nxisin dhunë, është rënë dakord që të pezullohen nga zhvilluesit e aplikacioneve, softueri i të cilëve vihet në dispozicion në Google Play. /GSH/

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel