Sport

Pas largimit të Zhdrellës, ky futbollist pritet ta bartë shiritin e kapitenit te Llapi

Mentor Zhdrella dhe Klubi Futbollistik “Llapi” i kanë ndarë rrugët pas katër sezoneve të kaluar së bashku.

Zhdrella deri më tani e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek skuadra llapjane.

Pas largimit, shiritin e kapitenit pritet që ta mbaj mbrojtësi i njohur, Bujar Idrizi.

“Me zëvendësu një kapiten si Mentor Zhdrella do të jetë shumë e vështirë, sepse është një super lojtar dhe super djalë. Na vjen keq që Zhdrella sot u përshëndet me neve. Sa i përket kapitenit, ta udhëheqësh një klub siç është Llapi është privilegj shumë i madh”, ka thënë Idrizi për KlanKosovën.

Kujtojmë se Zhdrella ka arritur shifrën e 100 paraqitjeve, ku edhe arriti ta fitojë Kupën e Kosovës me Llapin.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë