Lajme

Pas kërkesës së Thaçit, BE vëzhgon zgjedhjet e 6 tetorit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një letër nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherni.

Përmes kësaj letre, Bashkimi Evropian i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Thaçi për dërgimin e një misioni evropian, i cili do të vëzhgojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Do të doja t’ju falënderoj për letrën tuaj të datës 26 gusht 2019, duke e ftuar Bashkimin Evropian që t’i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Pas ftesës suaj, unë kam marrë vendim për të dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve”, thuhet në letrën e përfaqësues së lartë të BE-së, Frederica Mogherini.

Në këtë letër ajo paralajmëron se shumë shpejt do të emërojë kryesuesin e këtij misioni, derisa stafi i tij pritet të vijë në ditët e ardhshme në Republikën e Kosovës.

Presidenti Thaçi, edhe më parë kishte bërë thirrje që zgjedhjet e 6 tetorit të jenë fer, demokratike dhe të mbikëqyren nga mekanizma ndërkombëtarë, shoqëria civile dhe mediat.

Më tutje presidenti Thaçi është shprehur falënderues ndaj BE-së që e kanë pranuar ftesën.

“I kënaqur që Frederica Mogherini është përgjigjur pozitivisht ndaj ftesës sime për të dërguar një mision të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të gjashtat me radhë në Kosovë. Zgjedhjet të mbikëqyrura nga Int’ Com & Civil Society janë kruciale për demokracinë e Kosovës dhe për prodhimin e një qeverie që i adreson sfidat”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat