Lajme

Pas kërcënimit me luftë – Isa Mustafa i drejtohet Vuçiqit me këto fjalë

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratën e Aleksandar Vuciq për mundësi të eskalimit të konfliktit sikur në Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Vuciq po krekoset, ai nuk guxon t’i afrohet kufirit me Kosovën”, ka thënë Mustafa në RTV21.“Ne kemi forcat paqeruajtëse të KFOR’it që kujdesen për paqen dhe stabilitetin në vend. Këtë fjalim të Vuqicit e kuptoj si një lloj presioni që të pranojmë një zgjidhje që nuk do të ishte e favorshme për Kosovën.

Por ne nuk do të pranojmë asnjëherë një zgjidhje që nuk i përgjigjet Kosovës.

Ne kemi aleatët tonë. SHBA’ja dhe BE’ja garantojnë paqen”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Lajme

Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Lajme

Reagon kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Lajme

Haraqija kapet me Gjinovcin